Mirë se vini te Muri Plast nga Bukoshi i Suharekës

Ndërmarrja Muri Plast

Mbi 12 vite traditë dhe cilësi e pakrahasueshme

Muri Plast Bukosh 19.08.1999 
 

 Muri Plast në Bukosh të Therandës (Suharekës) me një traditë dhe profesionalizëm, me staf të gjerë dhe të kualifikuar, me një kapacitet rreth 680 m2 dhe teknologji të avancuar të sistemit Evropian merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika të të gjitha llojeve dhe dimensioneve, si dyer rrëshqitëse (schiebetur, hebeschiebetur) dyer paluese (harmonike) etj. ku me lëndën e parë furnizohet nga firma e njohur gjermane aluplast me seli në ( Karlsruhe Gjermani ) të trashësisë 7 cm, 8 cm dhe 8.5 cm ngjyrë e bardhë dhe ngjyrë kafe emitim druri.
Prodhojmë rroleta të plastikës dhe të aluminit të cilat mund të funksionojnë me hapje të thjesht me shirit, me hapje mekanike me shkop, me hapje elektrike me motor (ndërprerës apo telekomand dhe cenzor ) varësisht nga kerkesa e klientit, ku kutia e rroletës mundë të jetë mbrenda dhe jashtë dritares. Prodhojmë xhamin termopan me dy dhe tre xhama termoizolues, dhe xhami mundë të jetë LOW-E rezistent ndaj temperaturave, në bazë të kërkesës xhami mundë të mbushet edhe me gas (argon).
Bëjmë lakimin e profilit në mënyrë rrethore, harkore ( qemere ) të dimensioneve të ndryshme ku dhe jemi furnizues në gjithë Kosovën me harqe të profilit aluplast. Bëjmë montimin e dyerve të dhomave të drurit të importuara nga Gjermania të firmës LEBO,  dhe mundë të bëni përzgjedhje të ndryshme në ekspozitat tona.
Ndërmarja jonë bazohet në parime të rrepta që kanë të bëjnë me cilësinë dhe përgjegjësinë ndaj klientit, këto parime kanë mundësuar që suksesi ynë të jetë i madh dhe klientët të jenë të kënaqur gjithmonë.
Stafi ynë është mjaft i specializuar në kët lami dhe zbaton një përvoj 13 vjeqare, ku në tregun tonë gjithmon sjell risi dhe inovacione të ndryshme të tregut perendimore.
Ndërsa në rast nevoje për ndonjë problem eventual ekipi jonë i servisit do të intervenoj menjëher për evitimin e problemit, sepse tek ne respektohet garancioni 10 vjeqar dhe gjithqka përfshihet në kontrat e cila me pranimin e punëve nënshkruhet mes dy palëve kontraktuese. Falë seriozitetit dhe perkushtimit ndaj punës tek ne nuk mungon kualiteti dhe cilësia sepse në fabrikën tonë prodhohen të gjitha elementet që e kompletojnë një Derë apo Dritare prandaj japim garancion 10 vjeqar për punët tona... Dhuroni shtëpis suaj dhuratën më të mirë, sepse shtëpia ndërtohet vetëm njëher prandaj meriton cilësi dhe kualitet evropian...Ju Faleminderit Muri Plast Bukosh.

Kujdesi dhe angazhimi ndaj konsumatorit

Firma Muri Plast përveç që bën prodhimin e dyerve dhe dritareve, bënë edhe transportin dhe montimin. Kjo firmë me çdo kontraktues bënë një kontratë të punimeve, në bazë të kontratës parashihet përfundimi i punimeve, pagesa si dhe modalitete tjera me rëndësi.

 

Në kontratë përfshihet edhe garancioni i punimeve ku kjo firmë jep garancion 10 vjeqarë për çdo problem eventual.

Për çdo problem mjafton vetëm një telefonat dhe ekipi ynë i servisit do të intervenoj menjëherë për evitimin e problemit.

Dritare plastike
Firma jonë është e mirënjohur për cilësinë e lartë të dritareve që prodhojmë
Dyer plastike
Ne ju ofrojmë edhe të gjitha llojet e dyerve me modele edhe sipas porosisë
Referencat
Këtu mund ti shikoni vetëm disa nga punimet tona në vende të ndryshme
Shërbimet
Po ashtu ne bëjmë edhe montimin e dyerve dhe dritareve duke ju garantuar përsosmëri