Mirë se vini te Muri Plast nga Bukoshi i Suharekës

Xhami Termopan dhe llojet e xhamave

Muri Plast bën edhe përpunimin e xhamit termopan me dy dhe tre xhama termoizolues,  xhamat mundë të jenë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, xhami i përdorur është 4mm, për termopanin me dy xhama përdoret xhami 4mm dhe llajsne 16mm që do të thotë 4+16+4 që jep trashësinë e termopanit 2.4cm, ndërsa për termopanin me 3 xhama përdoret xhami 4mm dhe llajsne 9mm që do të thotë 4+9+4+9+4 që jep trashësinë e termopanit 3cm. Me kërkesën e klientit xhamat mundë të mbushen edhe me gas Argon. Më poshtë kemi paraqitur disa informacione rreth llojeve të xhamave, mbushjes së xhamit me gas Argon dhe xhamit Low-E

Llojet e xhamave

  • -Xham Energjik Low-E ( rezistent ndaj temperaturave dhe rrezeve të diellit )
  • -Xham Energjik 4 Stinor
  • -Xham Antizjarr me kosto te larte deri ne 1000 °C
  • -Xham i Rrjetëzuar ( antizjarr me kosto të ulët )
  • -Xham me ngjyra ( Kaltërt, Kafët, Gjelbërt, Parsoll, Stopsoll, Kuq etj.)
  • -Xham Normal
  • -Xham i Zalluar
  • -Xham i Laminuar ( rezistent ndaj thyerjeve)

Xhami Energjik Low-E, 4 Stinor

Ruajtja e energjisë qdo ditë e më shumë po bëhet më e rëndësishme në jetën tonë të përditshme, prandaj Low-E 4 stinor është një xham i tejdukshëm (transparent) i cili përmban një shtresë të hollë metalike mikroskopike, reagues ndaj rrezeve Ultra Vjollcë, është lloj i xhamit izolues që rrit efikasitetin e energjisë së dritareve duke ulur transferimin e ngrohjes apo të ftohtit permes xhamit, që nënkupton se në kohën e verës Low-E nuk i lejon rrezet e diellit apo nxehtësinë të depërtoj përmes xhamit në shtëpi, ndërsa në kohën e dimrit Low-E nuk e lejon nxehtësinë e mbrendshme të depërtoj përmes xhamit jashtë shtëpisë. Low-E mundëson që në dimër shtëpia të qëndroj e ngrohtë dhe në verë shtëpia të qëndroj e freskët.

Gasi Argon

Argoni është një lloj gasi pa erë, pa ngjyrë, jo toksikë, jo i djegshëm që përdoret zakonisht në vend të ajrit mes dy palëve të qelqit, përçueshmëria e ngrohjes është më e ulët e gasit Argon se ajo e ajrit, nuk lejon depërtimin e zhurmës në shtëpinë tuaj  dhe kështu Argoni është gas termoizolues i mirë dhe kontribuon në ambientet e qetësisë, ngrohtësisë dhe freskisë së vatrës tuaj.

Përpunimi i xhamit termopan

Perpunimi i termopanit me dy xhama termoizolues Perpunimi i termopanit me tre xhama termoizolues Perpunimi i termopanit Xhama te perfunduar te gatshem per montim ne dritare
Dritare plastike
Firma jonë është e mirënjohur për cilësinë e lartë të dritareve që prodhojmë
Dyer plastike
Ne ju ofrojmë edhe të gjitha llojet e dyerve me modele edhe sipas porosisë
Referencat
Këtu mund ti shikoni vetëm disa nga punimet tona në vende të ndryshme
Shërbimet
Po ashtu ne bëjmë edhe montimin e dyerve dhe dritareve duke ju garantuar përsosmëri