Teknologjia për jetën

Dritaret tuaja janë të pajisura me teknologji novatore
pa të cilat nuk do të mund të jetoni!

Ju e dini që një teknologji është e mirë kur ajo siguron vërtet një avantazh për njerëzit që e përdorin atë. Nuk mund të tregoni se çfarë veçorish teknike novatore ju presin thjesht duke e shikuar një dritare. Megjithatë, shumë shpejt do të mësoni të vlerësoni efikasitetin e përmirësuar të energjisë, lehtësinë e përdorimit dhe mbrojtjen nga vjedhjet që ato ofrojnë.

energeto®

Dritarja pa çelik

Thjesht njlë dritare? Aspak! Gjeni frymëzimin për shtëpinë tuaj në karakteristikat e jashtëzakonshme të një dritareje që është e vështirë ta krahasoni. Veçoritë teknike novatore garantojnë izolimin termik, mbrojtjen nga vjedhjet dhe lehtësinë e përdorimit në nivelin më të lartë.

Në dritaret tradicionale, komponentët që humbasin më shumë nxehtësinë janë përforcimet e çelikut, të cilat çlirojnë jashtë energjinë e çmuar termike. Përgjigjja për këtë problem? energeto®, dritarja revolucionare pa çelik. Një material special i njohur si powerdur zëvendëson çelikun dhe përmirëson ndjeshëm izolimin e nxehtësisë. Si rezultat, ngrohtësia qëndron pikërisht aty ku është e nevojshme: brenda shtëpisë suaj. E mirë për ju, e mirë për mjedisin.

Teknologjia që ndihmon për të përmirësuar standardin tuaj të jetesës

Cilësi që do t'ju habisin

bonding inside: Teknologjia e ngjitjes - një lidhje e fortë

Çfarë është bonding inside ?

Kanatet e dritareve të ngjitura me panelin rritin nivelin e padepërtueshmërisë së dritares, përmirësojnë izolimin termik dhe përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre.

A e dini se ...

... panelet e ngjitura të xhamit janë përdorur për herë të parë në industrinë automobilistike? aluplast i ka kuptuar avantazhet shumë herët dhe e ka çuar më tej teknologjinë për kërkesat e veçanta të nevojshme për konstruktin e dritareve në ndërtesa. Kjo teknologji ngjitjeje është shndërruar që nga ajo kohë një standard në këtë industri.


Bild
Bild
Lehtësia e përdorimit në aspektin afatgjatë

Në dritaret me bonding inside, xhami ngjitet fort me profilin e kanatit. Si rezultat, pesha e xhamit qëndron e mbështetur njëtrajtësisht në të gjithë profilin e kanalit. Kjo do të thotë që dritarja është më e qëndrueshme, nuk ka më tendencën për harkim dhe mund të hapet dhe të mbyllet me lehtësi, edhe pas shumë vitesh përdorimi.


Frau mit Tasse
Frau mit Tasse
Izolimi optimal i nxehtësisë

Dritarja juaj e re jo vetëm që është më e fortë, por ajo siguron edhe izolim më të mirë të nxehtësisë: Falë teknologjisë bonding inside, dritaret nuk kanë më nevojë për përforcim me profile çeliku. Kjo eliminon karakteristikat e pafavorshme teknike të çelikut dhe siguron që ngrohtësia të qëndrojë aty ku dëshironi: brenda shtëpisë suaj. Dritaret me bonding inside tregojnë vlera të izolimit termik shumë më të mira se ç'mund të arrijë çdo dritare tradicionale me përforcim çeliku.


Bild
Bild
Mbrojtje më e lartë nga vjedhjet

Ngjitja siguron një lidhje shumë të fortë mes panelit dhe kanatit: mënyra më e mirë për të parandaluar hapjen e kanatit dhe një kërkesë thelbësore po ashtu për klasën RC2 të mbrojtjes nga vjedhjet.

powerdur inside: dritarja e parë e realizuar pa çelik - dritë e bukur me garancinë e qëndrueshmërisë

Çfarë është powerdur inside ? Një formë speciale e plastikës e përforcuar me fibra xhami (powerdur), që përdoret brenda deritareve për të siguruar nivelin e kërkuar të qëndrueshmërisë, duke eliminuar nevojën për përforcime të tjera me çelik.

Përdorimi i powerdur® në vend të çelikut në profile përmirëson ndjeshëm karakteristikat e tyre të izolimit.

A e dini se ...

... Dritaret me powerdur® dhe bonding inside janë deri në 20% më të lehta dhe përsëri më të qëndrueshme se dritaret tradicionale? Kjo kursen karburant gjatë transportit dhe mbron mjedisin.


Bild
Bild

Shumë më e lehtë falë kanateve më të ngushta Ndërkohë që ruajnë të njëjtat përmasa, dritaret energeto® lejojnë hyrjen e më shumë drite natyrale në dhomat tuaja. Falë profileve të holla të kanateve, ato krijojnë një pamje moderne dhe elegante.

Hidhni dritë të re në dhomat tuaja! Dielli dhe drita natyrale i jep ndriçim dhomave tuaja dhe përmirëson standardin e jetesës në shtëpinë tuaj.



Bild
Bild

Gjurmë e jashtëzakonshme ekologjike Dritaret tani janë 100% të riciklueshme. Në impiantet e riciklimit të nivelit të lartë, PVC-ja e granuluar mund të ndahet në mënyrë të saktë nga materiali powerdur® dhe të futet përsëri disa herë në ciklin e prodhimit - pa komprometuar aspak cilësinë e materialit.

Si rezultat, energeto® garanton një cikël të mbyllur për materialet dhe një ekuilibër të shkëlqyer ekologjik.

safetec inside: Mbrojtja nga vjedhja fillon me dritaret tuaja

Rezistenca ndaj vjedhjes është një pikë e rëndësishme për t'u pasur parasysh kur blini dritare të reja dhe, në shumicën e rasteve, hajdutët hyjnë përmes dritareve. Dhe hajdutët do të marrin gjithçka që dëshirojnë; por nuk do të marrin përsipër rrezikun e harxhimit të kohës për të hapur një dritare të sigurt ndaj vjedhjeve. 'Çdo minutë që një dritare i reziston një përpjekjeje për vjedhje ka rëndësi.


Çfarë është safetec inside?

Rrjeta e shtuar e profilit të brendshëm për gominën e tretë që kalon kudo në kornizën e dritares përmirëson izolimin termik dhe parandalon hapjen me lehtësi të kanatit me forcë.

Mund të qëndroni të sigurt: me safetec inside ju keni zgjedhur komponentin e përsosur të sigurisë për dritaret tuaja. Ne do t'ju informojmë me kënaqësi për komponentët e mëtejshëm të sigurisë si p.sh. materialet dhe xhamin.

Jetesë pa stres me teknologjitë novatore

Parandalon aksesin e shpejtë nëpërmjet dritareve
Parandalon aksesin e shpejtë nëpërmjet dritareve

foam inside - Më e mira në izolimin termik

Teknologjia novatore foam inside lejon arritjen e vlerave befasuese të izolimit termik! Dhomëzat e brendshme qendrore të kornizës së dritares dhe kanateve mbushen plotësisht me shkumë poliuretani pas saldimit, një material izolues i provuar tashmë nga industria jonë. Kjo teknologji bën të mundur që dritaret e mbushura me shkumë të arrijnë nivele të jashtëzakonshme të izolimit me deri në 0,60 W/m²K, duke e bërë jetën më të lehtë për kostot për ju, por edhe për burimet e fundme të planetit tonë si nafta dhe gazi.

Përfitimet e poliuretanit

Karakteristikat e jashtëzakonshme të poliuretanit për izolimin termik janë arsyeja pse ky material përdoret në frigoriferë dhe ngrirës, dysheme, si dhe izolues të tjerë. Gjatë riciklimit të dritareve, shkuma e poliuretanit mund të ndahet plotësisht nga materialet e tjera dhe të riciklohet plotësisht.

foam inside për dritare me izolim të përsosur
foam inside
për dritare me izolim të përsosur
Diese Webseite verwendet Cookies. Durch die Nutzung der Webseite stimmen Sie der Verwendung von Cookies zu. Datenschutzinformationen