Muri Plast dhe Frutex Residence arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

28.08.2026

Muri Plast dhe Frutex Residence arrijnë marrëveshje bashkëpunimi
Muri Plast dhe Frutex Residence arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

Muri Plast SH.P.K. ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Frutex Residence, duke u bërë pjesë e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm në Kosovë.

Në kuadër të marrëveshjes, Muri Plast do të kontribuojë me prodhimin dhe furnizimin e dritareve dhe dyerve PVC, të cilat do të realizohen sipas kërkesave dhe specifikave teknike të projektit.

Ky bashkëpunim përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm për Muri Plast në angazhimin e saj në projekte të reja dhe në ofrimin e zgjidhjeve cilësore për ndërtimet moderne.

Me përvojën e saj në prodhimin e dyerve dhe dritareve PVC dhe fokusin në cilësi, teknologji dhe standarde bashkëkohore, Muri Plast vazhdon të zgjerojë bashkëpunimet me kompani dhe projekte të rëndësishme në tregun vendor.

Muri Plast SH.P.K. mbetet e përkushtuar për të ofruar produkte cilësore dhe zgjidhje të përshtatura për kërkesat e çdo projekti.

Frutex2
Frutex2
Diese Webseite verwendet Cookies. Durch die Nutzung der Webseite stimmen Sie der Verwendung von Cookies zu. Datenschutzinformationen